Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida në “Selman Stërmasi”. Partizani dhe Laçi ndajnë nga një pikë pas barazimit të “bardhë”. Më të fituar duken bardhezinjtë, të cilët u mbrojtën mirë përpara shumë sulmeve të vendasve që e kërkuan me patjetër fitoren, por pa qenë konkretë para kuadratit të mbrojtur nga Gentian Selmani.

Ky barazim e lë Partizanin në të njëjtin pozicion, duke mos mundur që të përfitojnë nga ndalesat e Flamurtarit dhe Kukësit për t’iu afruar më shumë në garën për Europën. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për Laçin që ka bërë kampionat të pëlqyeshëm deri më sot.

Në 45 minutat e para të takimit rrjeta u prek njëherë, nga Progni, por goli i minutës së 29-të u anulua nga kryesori Ardian Beqiri dhe ndihmësit e tij. Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Rastet për shënim ishin më shumë për të kuqtë, të cilët në gjithë minutazhin e pjesës së parë kërkuan me ngulm golin, por nuk e gjetën. Të besuarit e trajnerit Gentian Mezani tentuan të dilnin te goli me anë të kundërsulmit.

Në fushën e rënduar të stadiumit “Selman Stërmasi” pjesa e dytë i bëri një kopje të parës. Partizani që sulmonte me forca të shumta, por që ishin të paqartë para portës, ndërsa Laçi mbrohet mirë dhe kundërsulmon shpejtë me Uzunin dhe Reginaldon.

Deri në përfundim të minutazhit të ndeshjes Partizani e kërkoi me ngulm zhbllokimin e rezultatit, sidomos kur kishte mundësinë të përfitonte pas ndalesës së Kukësit dhe Flamurtarit, por Laçi tregon edhe njëherë që është shumë i fortë për “demat”.

Partizani – Laçi 0-0

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi (Ramdani 57’), Belica, Gojkovic, Trashi, Batha, Telushi, Asani (Culum 76’), Progni, Cardoso (Kotobelli 46’), Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi (Kallaku 46’), Eskerda (Shtubina 77’), Nika (Lulaj 90+2’), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

GJYQTARË: Ardian Beqiri, Alfred Shkreta, Rejdi Zaimi, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë
: Progni 40’, Belica 43’, Bardhi 86’/ Sefgjini 39’, Reginaldo 43’, Uzuni 70’, Nika 81’

Teuta – Luftëtari 2-3

Luftëtari ka zhvilluar një ndeshje të madhe në Durrës duke marrë tre pikë me shumë vlera përballë një kundërshtari direkt për mbijetesë. Pas kësaj humbje bregdetarët rrezikojnë seriozisht qëndrimin në Superiore, pasi tani e shohin veten në vend të nëntë. Ndërkohë që Luftëtari ndodhet brenda “valles” së Europës si për çudi, pasi siguron pikët për t’iu afruar sa më shumë skuadrave që ndodhen më lartë, por që këtë javë humbën apo barazuan.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim, me Luftëtarin që kaloi dy herë në avantazh, por nuk arriti të administronte epërsinë e krijuar. Bluzinjtë kaluan në avantazh me anë të Shkurtaj, i cili mposhti portierin Kastrati pas 2’ minutash lojë. Bregdetarët e barazuan ndeshjen me anë të mesfushorit Hila, që kthen në gol një 11-m. Në këto minuta Teuta luan më mirë duke kërkua golin e avantazhit, por bregdetarët lënë hapësira mbrapa dhe pas një kundërsulmit miqtë kalojnë sërish në avantazh me anë të Shkurtaj. Goli u jep zemër bluzinjve, por durrsakët barazojnë sërish me Lajthinë që e dërgon sferën në rrjetë pas një goditje dënimi të ekzekutur nga Çyrbja.

Pjesën e dytë Luftëtari e nis në sulm, Abazaj ka një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në epërsi bluzinjtë, por Kastrati devijon në këndore. Vendasit përgjigjen me Alhasan, por mbrojtësi edhe pse në pozicion të favorshëm gjuan jashtë. Luftëtari kalon në avantazh për herë të tretë në këtë takim pas një kundërsulmi të shpejtë. Rroca hedh një top në zonë, Kastrati nuk e kontrollon si duhet topin dhe Shehi në tenativën për ta larguar e dërgon në rrjetë duke shkaktuar autogol (66’). Në minutat e mbetura Teuta e kërkon golin me të gjitha forcat, por pa rezultat.

Shënues: Shkurtaj 2’, 32’, Shehi 66’ autogol / Hila 17’ 11-m, Lajthia 40’

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Hrkac, Bilali, Alhasan, Mustafov, Çyrbja, Hila, Lajthia, Karimi, Latif Trajner: Stavri Nica

Luftëtari: Ruçi, Licaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj Trajner: Hasan Lika


 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here