Në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e Champions Leagues, vetëm pak minuta pas atij të Europa League. Në Gjysmëfinale u kualifikuan Roma, Bayern Munchen, Real Madrid dhe Liverpool, praktikisht nga një përfaqësues për secilin nga kampionatet më të forta europiane.

Shorti i gjysmëfinaleve propozoi dy takime mjaft interesante, teksa Bayern Munchen do të presë Realin e Madridit në gjysmëfinale, takim që mund të cilësohet edhe si një finale e parakohshme.

Dy surprizat e gjysmëfinaleve, Liverpool dhe Roma do të përballen me njëra-tjetrën, për të përcaktuar finalisten tjetër. Takimet gjysmëfinale do të luhen më 24 dhe 25 Prill, ndërsa më 1 dhe 2 Maj do të luhen ndeshjet e kthimit. Finalja e madhe e Champions League do të luhet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 26 Maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here