Polemikat që krijoi penalltia e akorduar nga gjyqtari anglez Oliver në sekondat e fundit të shtesës në çerekfinalen e kthimit mes Realit të Madridit dhe Juventusit ka bërë që disa prej kompanive më të mëdha të basteve në botë të ndërrmarrin një gjest shumë fisnik duke rimbrsuar të gjithë bastëvënësit që besuan te përmbysja e Juventusit dhe parashikuan fitoren e bardhezinjëve me rezultatin 0-3 brenda në mitikun Bernabeu.

Betfair ka vendosur të rimbursojë 1500 personat që vendosën fitoren 0-3 të Juventusit duke ua quajtur të fituar bastin me koeficientin përkatës edhe pse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Të frymëzuar edhe nga përmbysja e madhe e Romës ndaj Barcelonës ishin të shumtë bastëvënësit që besuan te fitorja e thellë e Juventusit ndaj Realit, madje një pjesë e mirë e tyre luajtën kualifikimin e torinezëve, dhe ashtu si ata që parashikuan se ndeshja do të shkonte në shtesë edhe ata që vendosën bast për kualifikimin e Juventusit janë shpërblyer nga Betfair për guximin që patën duke vendosur ndoshta ata që mund të konsiderohet parashikimi i jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here