Luca Pellegrini nuk do të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës, sikurse është raportuar kohët e fundit, përkundrazi do të qëndrojë edhe më gjatë te Roma. Mbrojtësi anësor ka nënshkruar kontratën e re me verdhekuqtë deri në vitin 2022, duke mbyllur me sukses bisedimet që kishin nisur prej disa muajsh. 19-vjeçari ka si menaxher Mino Raiolan, i cili kishte vënë në lëvizje edhe klube të tjera për kartonin e futbollistit.

Pellegrini deklaroi pas firmosjes së kontratës së re se “e ka kërkuar me ngulm rinovimin me Romën. Nuk është e lehtë ta shprehësh kënaqësinë që ndiej, shpresoj ta tregoj në fushë.”

Ndërsa drejtori sportiv, Monchi, për këtë marrëveshje theksoi:

“Luka është shembull për dedikimin dhe dëshirën që ka për t’u përmirësuar, vlera këto shumë të rëndësishme për klubin tonë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here