“Nuk do të shkoj tek Juventusi”. Me këto fjalë Lorenzo Pellegrini qetëson tifozët e Romës. I shumëpërfolur gjatë ditëve të fundit për një transferim të tij te “Zonja e Vjetër”, 21-vjeçari u shpreh shumë i sigurt për të ardhmen e tij, duke përgënjeshtruar kështu çdo lajm lidhur me të ardhmen te verdhekuqtë. Mesfushori po kalon një moment të mirë nën drejtimin e Di Francescos dhe për këtë ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Gjithsesi, ishte vetë futbollisti ai që mohoi çdo mundësi largimi. Nga ana tjetër edhe drejtuesit e skuadrës nga Trigoria kanë nisur bisedimet me menaxherin e futbollistit për rinovimin e kontratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here