Juventusi eshte afër për të nënshkruar me talentin e Genoas, Pietro Pellegri, për 25 milionë euro.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Beppe Marotta dhe menaxheri gjeneral Fabio Paratici, janë takuar me Giorgio Perinettin e Genoas të hënën për të diskutuar rreth Pellegrit.

Rossoblu kërkojnë 30 milionë euro për 16-vjeçarin, por gazeta është e bindur se marrëveshja do mbyllet për 25 milionë.

Pellegri nuk do kalojë te klubi nga Torino deri në qershor, por me mundësi të vazhdojë i huazuar te Genoa edhe për një sezon.Sulmuesi është paraqitur në gjashtë ndeshje këtë sezon, tri nga të cilat i ka filluar. Në 280 minuta lojë ai ka shënuar dy gola.

Genoa renditet në vendin e 15 aktualisht në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here