Legjenda e futbollit brazilian, Edson Arantes do Nascimento, i njohur shkurt me emrin Pelé, deklaroi se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lojtarët më të mirë  në botë për momentin.

Meqë jam një njeri me tre zemra, do të qëndroj te Messi, Ronaldo dhe Neymar. Më i miri i të gjithë kohërave? Ateherë do të them Pele, – u shpreh mes të qeshurave 77-vjeçari, duke shtuar më tej se 1283 golat që ka shënuar gjatë karrierës së tij e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.

100 ditë para nisjes së Kupës së Botës, “Rusi 2018”, Pelesë iu kërkuar një mendin për skuadrën favorite.

“Do të organizoj një festë nëse Brazili shpallet kampion për herë të gjashtë në histori. E vetmja gjë që nuk mund të premtoj, – vijoi me humor Pele, – është pjesëmarrja ime në Rusi. Kanë mbetur vetëm 3 muaj…”

Pele shpjegoi më tej se ka menduar të bëhej futbollist që në moshën 3-4-vjeçare, sepse dëshironte t’i ngjante babait.

“Ishte ëndrra ime dhe Zoti më ndihmoi shumë për gjithçka i kam dhënë futbollit”.

Pelé ka arritur ta fitojë tri herë Kupën e Botës: në Suedi (1958), Kili (1962) dhe Meksikë (1970).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here