Partizani vijon përgatitjet në fazën përgatitore të dimrit, në qytetin turk të Antalias. Krahas futbollistëve të përzgjedhur nga Starova, në Antalia kanë shkuar edhe futbollistë të afruar rishtazi, apo lojtarë që do të testohen nga trajneri i kuq, para se të nënshkruajnë.

Partizani ka luajtur edhe një takim miqësor në tokën turke, të cilin e ka humbur përballë skuadrës së Kasimpasa, ndërsa ditën e sotme kanë zyrtarizuar edhe miqësoren e radhës.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, klubi i kuq njofton se nesër në orën 13:00 do të luajë një tjetër miqësore, këtë herë përballë skuadrës nga Uzbekistani, Pakhtakor Tashkent.

Ky test do t’i shërbejë trajnerit Starova për të parë më mirë afrimet e reja dhe për të perfeksionuar më mirë idetë e tij të lojës, te lojtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here