Sulmi ka qënë thembra e Akilit për Partizanin këtë edicion, pasi në 16 javët e para të kuqtë e kryeqytetit kanë shënuar 15 gola, me një mesatare nën 1 gol për ndeshje. Xhevahir Sukaj nuk i plotësoi pritshmëritë që klubi kishte ndaj tij dhe për këtë arsye u largua për të vijuar karrierën tek Vllaznia. Ish sulmuesi i kombëtares Edgar Cani për asnjë moment nuk ka dhënë sinjale pozitive, madje mbetet një objekt misterioz tek Partizani, duke qënë se është aktivizuar në vetëm dy takime për një total prej 134 minutash.

Përpara nisjes drejt Antalias trajneri Sulejman Starova i kishte idetë e qarta për atë që priste nga merkato, një qendërsulmues që të garantojë golat, megjithatë deri në këto momente rolin e liderit në repartin e avancuar po e bën Jurgen Bardhi, 20 vjeçari që në 15 ndeshje aktivizimi ka shënuar dy gola. Sulmuesi nga Fushëkruja nuk është një qendër sulmes tipik, por në këto momente do ti duhet të mbulojë këtë rol, në pritje të goditjes së madhe në merkato. Deri më 31 janar dyert e përforcimeve janë të hapura me klubin që duhet medoemos të zgjedhë një futbollist cilësor që do t’i garantojë golat për të rikthyer Partizanin aty ku synon, në majat e tabelës së klasifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here