Partizani ka zyrtarizuar firmën e parë. Ekipi i kuq prezantoi mbrojtësin Egzon Belica. Futbollisti po stërvitet prej ditësh me skuadrën e kuqe, madje zhvilloi edhe fazën përgatitore me “demat”. Skuadra kryeqytetase tregoi edhe detajet e kontratës së nënshkruar.

Mbrojtësi 27-vjeçar firmosi një kontratë 1 vit e gjysmë me shtatlartin. Belica është futbollisti i parë që prezantohet zyrtarisht nga skuadrën e kuqe. Ai pritet të hapë rrugën e prezantimeve të tjera.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Egzon Belicën. Mbrojtësi 27-të vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës përgjatë fazës përgatitore në Antalia, ka nënshkruar sot me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 1 vit e gjysmë. Pas firmës së hedhur në kontratë, Belica ka kryer edhe prezantimin në ambientet e klubit. #MirsevjenNëFamiljen EKuqeEgzon”, – përfundon lajmërimi i klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here