Partizani merr fitoren e parë për vitin 2018. Ka mjaftuar dopieta e Jasir Asanit që të kuqtë t’i marrin fitoren Kamzës. Nga ana tjetër, Asani gjen për herë të parë rrjetën me fanellën e të kuqve. Ndeshje e vështirë në “Selman Stermasi”, por të besuarit e Klevis Dalipit arrijnë t’ia dalin dhe tashmë ndodhen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit. Duke përfituar edhe nga ndalesat e skuadrave të tjera, “Demat” afrohen ndjeshëm me zonën e Europës.

Nga ana tjetër, Kamza e Ramdan Ndreut ulet më këmbë në tokë. Përveç golit të Plakut, kamzalijtë nuk arrijnë që të barazojnë, edhe pse patën disa raste, më vendimtari në minutën e fundit të takimit, ku Batha devijoi një top që për pak e çoi në rrjetë në favor të kundërshtarit.

Partizani e nis në sulm. Në minutën e 7 është Jasir Asani që gjen rrjetën pas një dalje të gabuar të Gjonkiajt, i cili i krijoi hapësirë mesfushorit që të gjente golin. E si të mos mjaftonte gabimi i parë i portierit, i dyti ndodh në minutën e 23. Jasir Asani del sërish i vetëm përballë tij, ndërsa gjuajtja jo e fortë përfundon në rrjetë.

Nuk kanë kaluar shumë minuta, ku Sebino Plaku ka gjetur golin pas një krosimi nga goditja e dënimit. Ngushtohet diferenca, ndërsa të besuarit e Ndreut krijojnë raste për të barazuar shifrat, por e pamundur. 2-1 mbyllet pjesa e parë.

Fillimi i pjesës së dytë rikthen filin në pistë, këtë herë për Kamzën. Ironi i fatit, megjithatë fieraku tashmë nuk është pjesë e Partizanit. Krijon raste më tepër Partizani, ku Bardhi gjen hapësirë dhe i vetëm shkon drejt portës së Gjonikajt, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portës, kur kishte mundësinë më të pastër për të çuar shifrat në 3-1.

Veç Bardhit, është Batha që provon fluturimthi nga një distancë e afërt, por topi përplaset në traun e portës. Në fund është Batha që devijon një top, por për pak sa nuk përfundon në rrjetën e Alban Hoxhës. I pafat Partizani, që në këtë ndeshje tregoi më së miri se është rikthyer, pasi krijojë volum loje dhe raste të njëpasnjëshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here