Paris SG ka shkatërruar me rezultatin e thellë 8-0 Dijon në “Parc des Princes” me nga katër gola të shënuar për çdo pjesë. Protagonisti absolut i takimit ishte ylli brazilian që shënoi katër gola dhe dha dy asiste. Me të filluar ndeshjen vendasit kaluan në avantazh me anë të Di Maria (4’). Ylli argjentinas dyfishoi rezultatin pas 15’ minutash lojë pas asisit të Neymar. Në minutën e 21’ Cavani shënoi golin e tretë duke barazuar rekordin e Ibrahimoviç. Uruguajani shënoi golin e 156-të në të gjitha kompeticionet me fanellën e PSG. 4’ minuta para fundit të pjesës së parë Neymar i dërgoi shokët e ekipit në avantazh të katërfishtë duke realizuar golin e parë personal në këtë takim.

Në të dytën festivali i golave vazhdoi me Neymar që shënoi edhe tre gola të tjerë. Fillimisht braziliani e dërgoi sferën në rrjetë në minutën e 57’ dhe të 73’. Mbappe që këtë takim e nisi nga stoli i mjaftuan 11’ minuta për ta shkruar emrin në listën e golashënuesve. Në fund PSG fitoi edhe një penallti, të cilën e mori përsipër yllin brazilian, që përballë portierit u tregua i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë fitore PSG shkoi në kuotën e 56 pikëve pas 21 ndeshjesh, 11 pikë më shumë se Lyon në vendin e dytë që mposhti 2-0 Guingamp në transfertë.

Në ndeshjet e tjera Rennes fitoi 2-1 kundër Lille në transfertë, Angers mposhti në shtëpi 3-1 Troyes. Po tre gola shënoi edhe Metz kundër St Etienne (3-0), ndërsa Amiens-Montpellier dhe Toulouse-Nantes u mbyllën në barazim 1-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here