Një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionatin spanjoll, po jo vetëm, derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos përfundoi pa fitues. Në ‘Santiago Bernabeu’ dominoi vazhdimisht skuadra e Zidane, që krijoi shumë raste dhe kontrolloi topin në rreth 68% të kohës, por pa ia dalë që këtë epërsi ta konkretizojë edhe në rezultat.

Sfida u ndez vetëm për 4 minuta në pjesën e dytë, kur u shënuan edhe të dy golat nga skuadrat respektive. Kështu në minutën e 53-të ishte Cristiano Ronaldo që kaloi në avantazh skuadrën e Realit, kur pas një krosimi të Bale nga e majta, goditi fluturimthi dhe dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Atletico u përgjigj menjëherë, teksa 4 minuta më pas ishte Antoinne Griezmann, që mori një pasim nga Vitolo dhe me portën e boshatisur, shënoi duke barazuar rezultatin.

Më pasi rifilloi edhe njëherë dominimi i madrilenëve, që krijuan disa mundësi shënimi, por përveç portierit Oblak, skuadra e Simeones pati me vete edhe fatin në këtë takim, duke ia dalë të ruajë barazimin.

Pas vërshëllimës së 3-fishtë, prodhohet barazimi 1-1, që lë të pandryshuara pozitat e skuadrave madrilene në renditje (Atletico e dyta dhe Reali i treti), ndërsa fituesi i vërtetë është Barcelona, që i afrohet edhe më shumë titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 7 javë për t’u luajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here