Trajneri i Kombetares Shqiptare Kristiano Panuci ne intervista te ndryshme ka deklaruar se nje nga objektivat e punes se tij  eshte dhe kerkimi i talenteve te rinj.Panuci eshte zotuar se do ti gjurmoje keta lojtare ne cdo kampionat qe ata luajne ne menyre qe ti sjelli sa me afer Kombetares.

Burime te sigurta bejne me dije se shefi i pankines “kuqezi” keto dite ka shkuar te shikoje nga afer nje fenomen 17-vjecar,i cili mund te luaje me Shqiperine pa u bere pjese me pare e ekipeve perfaqesuese te moshave.

Besir Baftijari shqiptari i Maqedonisë, që ka lindur në Çeki dhe aktualisht luan te Sparta e Pragës. Mesfushori ka luajtur fillimisht me Kombëtaren e moshave U-15 dhe U-16 të Maqedonisë, ndërsa më pas ka vendosur të zgjedhë fanellën e Çekisë për Kombëtaren U-17. Interesimi i tij nga klube të mëdha nuk ka munguar, madje ka zhvilluar një provë edhe te skuadra e Romës. Trajneri Panucci po mundohet që të bindë futbollistin t’i bashkohet kuqezinjve pavarësisht se ka provuar dy fanella të tjera të ekipeve Kombëtare më parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here