Mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj kërkohet me ngulm nga skuadra e Avellino-s. Ekipi italian ka dalë hapur për të dhe kërkon ta afrojë sa më parë në skuadër. Menaxheri i lojtarit, Sokol Haxhia, ka folur për “Linea Verde Sport”, në lidhje me interesimin e Avellino-s për Ndojin. Transferimi i tij duket afër, por fillimisht duhet të flitet me presidentin e Brescia-s, Cellino.

“Derisa Cellino të kthehet, nuk mund të flas me të. Mendoj se duhet të kthehet këto ditë. Interesi i Avellinos është i fortë dhe ne e kemi studiuar prej kohësh. Ndoj është ish-lojtar i De Vito dhe ka punuar me të për 4 vite. Për arsye të ndryshme gjërat nuk kanë ndodhur më parë. Brescia gjithashtu ka ndryshuar pronësinë, më herët kishte nevojë ta shiste, ndërsa me Cellino-n nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe kush janë synimet e tij”.

21-vjeçari është në pronësi të Romës, por është i huazuar një vit te skuadra e Brescia-s. Këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, ndër të cilat 9 si titullar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here