Pamela Anderson, ishte e pranishme në “Stade Velodrome” mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Marseille – Monaco. Aktorja kanadeze kishte veshur një fustan të bardhë me lule të kuqe, ndëra mbante në duar një aparat fotografik.
50-vjeçarja po ndiqte ndeshjen e të dashurit të saj, Adil Rami. I cili barazoi rezultatin për skuadrën në minutën e 7′ të takimit (1-1). Germain i dha avantazhin vendasve në minutën e 47′, por nuk ka vonuar goli i barazimit nga Fabinho në minutën 51′.
Pamela, tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të tifozëve padyshim, me prezencën e saj. Aktorja së fundmi është transferuar në Marseille, ku po bashkëjeton me partnerin e saj 32-vjeçar. Siç raportojnë mediat e huaja, çifti po mendon që të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë shumë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here