“Nuk ndihemi mirë, sepse e kishim nën kontroll ndeshjen, ishim 2-0 dhe mund të bënim të tretin. Pasi shënoi golin e pare, Skënderbeu mori iniciativën. Nuk vepruam mirë në fazën mbrojtëse kur ishim 2-1. Skënderbeun fitoi besim dhe barazoi. Kishim mundësi për të shënuar të tretin, por nuk kishim fat. Skënderbeu është me meritë në krye.
Pas avantazhit 2-0 duhet të bënim më tepër, ky ishte gabimi ynë.
Edhe Skënderbeu dhe ne kemi luajtur me Mungesa. Skënderbeu në këto momente duket që ka më shumë lojtarë cilësorë në dispozicion për t’i aktkvizuar në momente të veçanta.
Kushtet u bënë shumë të vështira në pjesën e dytë, por ne duhet të ishim më të kujdesshëm kur ishim 2-0.
Sowe bëri një lëvizje të bukur dhe shënoi me klas në rastin e golit të parë, ndërsa në të dytin vendosja ishte gabim. Këto ditë do të marrim një vendim nëse do të vijojmë të luajmë në “Zeqir Ymeri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here