Shumë i lumtur por njëkohësisht edhe shumë i habitur nga paraqitja e skuadrës së tij. Peter Pacult, trajneri austriak i Kukësit i gëzohet suksesit të thellë ndaj Partizanit duke nënvizuar se edhe ai vetë nuk e priste një fitore kaq të thellë.

 “ Të them të drejtën nuk e prisja një rezultat të tillë, pasi në javët e fundit Partizani ishte skuadra më në formë e kampioanatit duke marrë disa fitore radhazi. Por jam shumë i kënaqur sepse sot dominuam në lojë dhe rezultat dhe morëm një fitore shumë të rëndësishme”.

Gjithsesi Pacult qëndron me këmbë në tokë teksa shprehet se gara për vendin e dytë nuk ka përfunduar ende.

“Gara për vendin e dytë nuk është mbyllur sepse matematika nuk na e lejon ta themi diçka të tillë. Janë edhe 7 javë për tu luajtur megjithatë diferenca prej 9 pikësh na jep një farë qetësie, por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, pasi kampionati është ende shumë i gjatë dhe asgjë nuk ka mbaruar për vendin e dytë”.

Pacult më pas përgëzoi Gurin, por komplimentoi të gjithë skuadrën për lojën e shkëlqyer që zhvilloi sot ndërsa shtoi se sulmuesi shkodran është gati për të luajtur në një kampionat të rëndësishëm europian, pse jo në atë austriak.

“ Guri po bën një punë shumë të mirë. Po rritet shumë nga ndeshja në ndeshje dhe besoj që është gati për të luajtur në kampionatin austriak. Gjithsesi sot më duhet të falenderoj skuadrën për lojën e zhvilluar pasi Guri nuk i bën të gjitha vetë por e ndihmojnë edhe shokët e ekipit, të cilët sot zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here