Kukësi është gati për sfidën e radhës në kampionat. Verilindorët do të presin Flamurtarin në një përballje direkte për vendin e dytë në klasifikim. Në daljen e tij përpara mediave, tekniku Peter Pacult vlerëson formën e kundërshtarit, por sipas tij Kukësi do të kënaqet vetëm me fitoren.

“Flamurtari për momentin ka një ecuri mjaft të mirë. Kjo është ndeshja ime e parë përpara tifozëve tanë dhe shpresojmë që ta fitojmë. Flamurtari është një ekip shumë i organizuar. Do të shoh disa video për të qenë më i qartë. Sidoqoftë vëmendja më e madhe do të jetë te përmirësimi i Kukësit. Sigurisht që më vjen keq që Alla nuk do të jetë në këtë takim, gjithashtu shpresoj që të mos mungojë për një kohë të gjatë. Skuadra duhet të jetë më e bashkuar për të mos e ndier mungesën e Allës.”

Dy ndeshje zyrtare në krye të stolit të Kukësit, 1 barazim në Kupë ndaj Tiranës dhe një fitore ndaj Vllaznisë në kampionat. Pacult jep dhe vlerësimin e tij për paraqitjet e bëra deri më tani.

“Në Shkodër si dhe në pjesën e dytë me Tiranën ekipi është përgjigjur mirë. Gjithsesi, në disa situata siç ishte dhe rasti i ndeshjes me Tiranën, treguam se kemi ende vend për t’u përmisuar. Do të punojmë shumë në qarkullimin e topit. Ndeshja me Tiranën i përket se shkuarës tashmë do të shohim përpara.”

Statistikat favorizojnë Kukësin, në ndeshjet ndaj Flamuetarit në “Zeqir Ymeri”. Kampionët në fuqi nuk kanë humbur në asnjë prej 10 ndeshjeve të fundit. Austriaku i kënaqet bilancit, ndërkohë që shton se ekipi i tij nuk lufton ndaj Skënderbeut dhe se përballja ndaj kuqezinvje nuk është vendimtare për të ardhmen.

“Mendoj që ndeshja ndaj Flamurtarit nuk është përcaktuese. Statistikat janë gjithmonë diçka e mirë. Shpresoj që edhe në këtë ndeshje falë lojës së mirë të arrijmë fitoren. Kukësi nuk lufton ndaj Skënderbeut. Po tentojmë të bëjmë ndeshje të mira dhe nga takimi në takim duhet të marrim rezultate pozitive.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here