Trajneri i skuadrës së Kukësit, Peter Pacult, në konferencën e tij për shtyp foli për ndeshjen ndaj kurbinasve, përballje direkte për zonën europiane. Në fjalën e tij, austriaku ishte i qartë në atë çka kërkon ndaj Laçit, ekipi duhet të luftojë vetëm për 3 pikët, edhe për faktin se në ndeshjet brenda, verilindorët në disa takime kanë bërë hapa të gabuar.

“Është e vërtetë që nuk është se kemi pasur një ecuri pozitive brenda në shtëpi. Nuk është e lehtë të luash aty, gjithashtu dhe skuadrat që vinë të luajnë ndaj nesh, mundohen të mbrohen sa më shumë. Kjo për ne do të thotë që duhet të jemi më të përqendruar në lojën tonë, por edhe më të kujdesshëm. Në çdo ndeshje që ne luajmë rezultati që na nevojitet janë 3 pikët. Kjo vlen edhe për ndeshjen ndaj Laçit. Ne do të luftojmë vetëm për fitore”, tha trajneri i verilindorëve.

Një prej mungesave më të rëndësishme në radhët e verilindorve për sfidën ndaj kurbinasve, do të jetë ajo e Elis Bakajt. Tekniku dënon veprimin e lojtarit duke e cilësuar si ta panevojshëm, si gjestin ashtu edhe kartonin e verdhë, ndërkohë Drejtori Sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi shprehet se klubi do të marra masa ndaj lojtarit, ndërsa një pjesë të gjobës prej 100 mijë lekësh do ta paguajë klubi.

“Mungesën e Bakajt do ta zëvendësojë dikush tjetër, ndërkohë që mori një karton të verdhë të panevojshëm. Akoma edhe më i panevojshëm gjesti që ai bëri”, u shpreh Pacult

Përsa i përket çështjes së titullit, Pakult preferon t’i përgjigjet në këtë mënyrë: Ëndrrat janë të lejueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here