Tefik Osmani u përzgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidën Flamurtari-Skënderbeu, me veteranin që bëri rolin e liderit si mesfushor përpara mbrojtjes. Osmani u bëri thirrje të gjithë tifozëve në çdo stadium të Shqipërisë ta duartrokasin Skëndërbeun pasi skuadra korçare i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

“ Edhe ne kemi qenë nën presion pasi mjafton të humbasim një ndeshje për të na sulmuar të gjithë. Jemi ne dhe kombëtarja shqiptare që kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët dhe të gjithë duhet të na i dinë vlerat dhe jo të na ofendojnë”.

Pavarsisht dënimit nga UEFA, Osmani është i bindur se Skënderbeu do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions League duke ironizuar Kukësit por edhe të gjithë rivalët në kampionatin shqiptar.

“Ne jemi një familje, e dinim që do na vinte një dënim, por kur bëhet zyrtare, çdokush e përjeton keq. Kemi treguar që jemi ne, ekipi i Skënderbeut, janë nja 7-8 vende bosh, më pas vijnë këta të tjerët. Varet për kë Champions thonë ata, nuk luan vendi i dytë. Duhen pyetur ata të Kukësit. Nëse Kukësi në Champions, ne i bie të jemi direkt në grupe. Ne jemi të qetë, e kemi përjetuar keq këto dy ndeshje, por treguam se jemi Skënderbeu. Nuk na intereson çfarë flasin të tjerët”.

Përsa i përket 2 humbjeve të fundit, Osmani thekson se kanë ndikuar edhe mungesat.

“Pa u justifikuar, por në çdo ndeshje nuk kemi qenë të plotë. Kur mungon kapiteni Shehi, duket sikur na mungon portieri, por na prishet mënyra e lojës. Mungesa e Lilajt. Është një bosht goxha i madh për ekipin”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here