Një muaj përgatitje gjatë pazuës dimërore, me Shkëndijën e Tetovës që mbyll edhe minifazën e zhvilluar në Antalia. Trajneri Qatip Osmani në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit tetovar shprehet i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, ndërkohë që vlerëson edhe merkaton. Shkëndija ka afruar në janar 6 lojtarë të rinj, i fundit Visar Musliu, duke u fokusuar kryesisht për blindimin e mbrojtjes.

Sinjale pozitive edhe nga testet miqësore të zhvilluara në Turqi, ku pavarësisht rivalëve si Pobeda, Olimpik Donjetsk apo Dinamo e Zagrebit Shkëndija është paraqitur mjaft mirë duke demonstruar stabilitet.

Tanimë trajneri Qatip Osmani duket se e ka gati edhe 11-shen titullare për të përballuar fazën e dytë të sezonit.

Shkëndija është gati për të rinisur një kampionat me objektiva maksimalë, ku prioritet është fitimi i titullit kampion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here