Juventusi po vëzhgon mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, me qëllim që të nënshkruajë me të si një transferim i lirë. Lojtari anglez do të jetë një futbollist i lirë deri në fund të sezonit dhe aktualisht nuk ka patur kontaktet për të rinovuar kontratën me “Topçinjtë”. Bardhezinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin e Liverpool-it, Emre Can dhe flitet, se janë shumë afër marrëveshjes dhe raportimet e “Tuttosport” bëjnë me dije, se ata po monitorojnë gjithashtu edhe Wilshere. Nga ana tjetër, 26-vjeçari ndiqet edhe nga Milani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here