I shpejtë, teknik dhe me një sens të lindur goli. Luis Muriel është një sulmues i talentuar, por që ka nevojë për stimujt e duhur për të dhënë më të mirën. Te Sevilla nuk po shkëlqen edhe është larg pritshmërive, dhe për këtë e ardhmja e tij në Spanjë nuk është e garantuar. Muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për të kuptuar nëse Sevilla do të vendosë ta nxjerrë në merkato lojtarin kolumbian. Gjithsesi agjenti i tij ka nisur të studiojë ofertat, midis tyre edhe e Milanit. Raporti me klubin kuqezi është shumë i mirë, duke marrë parasysh edhe operacionet që kanë ndodhur në të shkuarën mes dy skuadrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here