Te Tottenhami i tremben faktit se mund të humbasin sulmuesin Heung-Min Son për dy vite. Arsyeja? Lojtari nuk ka kryer ushtrinë në vendlindjen e tij dhe sipas ligjit atje të gjithë meshkujt duhet të bëjnë rreth 21 muaj shërbim ushtarak para se të mbushin 28 vjeç. Son e arrin këtë moshë në Korrik të 2019-ës dhe thirrja nga ushtria do ta përjashtonte nga sezonet e 2019-2020 dhe 2020-2021. Megjithatë qeveria e Koresë së Jugut bën edhe përjashtime për “yjet” e sportit, të cilët marrin pjesë në eventet e mëdha. Që do të thotë se, nëse lojtari i Tottenhamit zhvillon një paraqitje të mirë me Kombëtaren në Botërorin e Rusisë, nuk do ta kryejë ushtrinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here