Vetëm 3 ditë para ndeshjes miqësore në ‘Elbasan Arena’, kundër Shqipërisë së Panuccit, Norvegjia është ndeshur në një tjetër takim miqësor me Australinë.

Skuadra nordike ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1, teksa ka shkëlqyer sulmuesi 28-vjeçar i Los Angeles Galaxy, Olen Kamara me 3 gola të shënuar.

Irvine kaloi australianët në avantazh në minutën e 19’, por Kamara barazoi në të 36-ën, teksa 45-minutëshi i parë u mbyll në shifrat 1-1. Më pas, në pjesën e dytë Norvegjia dominoi totalisht dhe arriti të shënojë plot 3 gola, duke marrë fitoren 4-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here