Trajneri i Partizanit Sulejman Starova ka zhvilluar nje interviste per mediat diten e sotme perpara se skuadra  tij te niset per ne Turqi,vendi ku djajte e kuq do te zhvillojne fazen pergatitore.
Drejtuesi i ekipit kryeqytetas u shpreh se lojtaret e tij kane nisur kontrollin e testeve fizike dhe se cdo e dhene ka rezultuar e sukseshme per ta.Starova shtoj me tej se neser skuadra shkon drejt Izmirit ku pritet te behet grumbullimi i lojtareve dhe te nise mini-faza pergatitore.

I pyetur nga gazetaret per lojtaret e vene ne prove si mesfushoret  Maliqi e Rexhepi, Starova deklaroi:“Kemi një test këtu dhe do t’i shikojmë dhe pastaj do themi se çfarë do të ndodhë me ta, nëse vijnë në Turqi apo jo”.

Pas mbylljes së pjesës së parë të kampionatit u fol për largime nga ekipi, kryesisht nga ata që konsiderohen “garda e vjetër”.
“E thashë që skuadra do pasurohet me lojtarë. Nisemi nesër, presim lojtarë të tjerë. Sigurisht presim edhe Lukasin që duhet të kishte ardhur, pasi ka firmosur kontratën dhe do të vijë. Pas fazës do shihet skuadra”.

Gjithashu Starova shtoi se gjate sezonit te veres Partizani deshironte te merrte dy lojtare te talentuar si Abazaj dhe Bregu por kjo deshire mbeti e parealizueshme pasi te dy keta emra ju bashkuan Skenderbeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here