Prej dita ditësh te skuadra e Partizanit janë afruar edhe dy futbollistë që vijnë nga Suedia dhe po zhvillojnë provën nën urdhrat e trajnerit Starova, por emrat e tyre në asnjë moment nuk ishin bërë me dije nga klubi. Por, në miqësoren e djeshme më në fund emrat e tyre janë zbuluar dhe njëri prej tyre ka qenë edhe më parë në vendin tonë. Granit Sherifi, ka qenë në ditët e fundit të vitin 2017 te skuadra e Lushnjës, ku edhe ka zhvilluar për disa ditë stërvitje, por sipas klubit nuk kishte arritur akordin financiare. Në fakt një gjë e tillë nuk ishte plotësisht e saktë, pasi nën zë, u fol se lojtari nuk kishte bindur, por të mos prishur reputacionin e tij në Superiore, u gjet kjo mënyrë arsyetimin. Sherifi do të qëndrojë edhe për disa ditë në kampin e kuq dhe trajneri Starova do të marrë vendim, pas miqësores së dytë që skuadra  do të luajë.

Lojtari i dytë në kampin e kuq, është Kristofer Japson një sulmues 19-vjeçar që gjithashtu është në provë dhe stafi teknik do të vlerësojë nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga ekipi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here