Lionel Messi, Neymar, Gareth Bale dhe Bobby Zamora, janë disa prej futbollistëve që urrejnë të shohin futboll në TV. Madje, ylli argjentinas më shumë preferon të shohë filma të animuar se sa 90 minuta një ndeshjeje.

Më poshtë ju ftojmë të njiheni me lojtarët të cilët pas ndeshjes nuk duan të shohin asnjë minutë “futboll” në TV. Ndryshe, e përjashtojnë këtë sport nga jeta e tyre jashtë fushe.

Gareth Bale

Heroi i Uellsh-it, adhuron të luajë golf në kohën e lirë dhe të shohë filma në vend. “Në fakt nuk shoh shumë futboll, të jem i sinqertë më shumë më pëlqen të shoh golf”- ka thënë mesfushori.

Lionel Messi

Një nga lojtarët më të mirë në botë, ka thënë për median se preferon më shumë të shohë filma të animuar se sa futboll. Madje në familjen e tij, kur ai është i lirë askush nuk shikon futboll. “Unë kurrë nuk shoh futboll në TV, Antonella mërzitet. Më pëlqen të shoh kukulla me djalin tim, Thiago.

Neymar

Sulmuesi brazilian pasi është transferuar te PSG për 198 milionë paund mbase ka ndryshuar mendje, por kur ishte në Barcelonë pati pohuar se nuk i pëlqente të shihte futboll.

“Nuk më pëlqen të shoh, kur nuk luan Barcelona. Nuk dua të shoh asnjë ndeshje të Real Madrid, apo të ndonjë skuadre tjetër”- pati thënë 25-vjeçari.

Ronaldinho

Edhe legjenda e futbollit brazilian ka pranuar se nuk shikon dot 90 minuta futboll në TV. “Nuk më pëlqen të shoh futboll, më pëlqen ta luaj. Nuk mund të qëndroj para TV për 90 minuta, shoh vetëm përmbledhjet e golave”.

Bobby Zamora

Futbollisti anglez, gjithashtu nuk është një simpatizant i futbollit në TV. Përkundrazi, ai ka thënë që nuk është fans i futbollit dhe se nuk i pëlqen të shohë asnjë ndeshje.

“Nuk jam tifoz i dhënë shumë pas futbollit, realisht. Nuk shoh ndeshje në mëngjes apo ndonjë të tillë. Shumë njerëzve u duket e çuditshme”.

Gabriel Batistuta

Ikona argjentinase nuk ishte shumë i dhënë pas futbollit. Në autobiografinë e tij të shkruar nga Alessandro Rialti, thuhej: “Gjëja më e rëndësishme rreth Batistuta-s është se ai është ndryshe nga lojtarët e tjerë. Është shumë profesional por që nuk i pëlqen futbolli. Pasi ai ikën nga stadiumi, nuk do që futbolli ta prekë pjesën tjetër të jetës së tij.

Benoit Assou-Ekotto

Ish-mbrojtësi i Spurs e ka theksuar shpesh herë që nuk është simpatizant i futbollit. “Nuk kam thënë që e urrej futbollin, por thjesht nuk është pasioni im. Futbolli nuk është pasioni im sepse kur je lojtar profesional, bota e futbollit nuk është e mirë”- ka thënë kamerunasi.

David Batty

Legjenda e Leeds United është bërë futbollist vetëm sepse i pëlqente babait të tij. “Nuk kam parë kurrë asnjë ndeshje që në momentin që kam filluar vetë të luaj. Nuk arrij të kuptoj se si njerëzit paguajnë për të parë, nuk do të shkoja askund për të parë në botë ndonjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here