Atë sport që sot e praktikojnë të gjitha masat, vendet, kombet, kulturat dhe sidomos racat, e kanë “dhuratë” nga dy njerëz që urryen me shpirt të bëhej profesional dhe e sollën në jetë si amator. Nëse do të përdorej vetëm një fotografi, për të treguar lindjen e “football”, pra futbollit, dhe zhvillimin e tij nga sport për të shtyrë kohën në një religjion masash, cila mund të përdorej?

Jo fushat e blerta të Harrow dhe Eton, ku luhej ende një sport hibrid. Jo Universiteti i Cambridge, ku u vendosën edhe piketat e para të rregullores, duke mbetur vetëm një fenomen i nënshkruar… Jo Sheffield, ku luhej një futboll komplet ndryshe nga ai që ne njohim, në të famshmen “Freemason’s Tavern” të Londrës, ku 12 klube krijuan Football Association (FA), duke pasur një ide tepër të zbehtë dhe të palogjikshme se çfarë loje do të luanin.

Jo, foto që përfaqëson më mirë lindjen, zanafillën dhe zhvillimin e football (futbollit) është kjo që kemi publikuar, që përfaqëson dy zotërinj të moshuar, me shekullin e XX-të në vigjilje, duke biseduar në mënyrë krejt spontante dhe të çiltër…

Në fakt, këto dy zotërinj kanë shpikur lojën më të dashur në botë, pra futbollin, duke e bërë popullor më shumë se kushdo.

A, po… Si quhen do të thoni? Po jua shuajmë këtë kuriozitet! Charles William Alcock dhe Arthur Fitzgerald Kinnaird u njohën që në moshë të re, gjatë studimeve në Trinity College të Cambridge, dhe nuk mund të ishte ndryshe: i pari ishte një atlet i mirë, por sidomos një organizator, vizionar, një njeri me ide. I dyti një “gjakatar”, posesiv, entuziast dhe i dashuruar me çdo disiplinë fizike ku, në mënyrë të pashmangshme përfundon duke dalë në sipërfaqe.

Arthur Kinnaird rrjedh nga një familje skoceze, dhe i afrohet futbollit të sapolindur, që ka nisur të marrë një mimikë prej adoleshenti… E bën pasi ka fituar shumë “blue” nderi në Cambridge, ku është një korridor fenomenal, tenist, kriketist dhe kanoist. E bën sepse është i përfshirë nga Charles Alcock, shpirti pas lindjes së Football Association.

Alcock jo vetëm që ka organizuar takime, por edhe ka këmbëngulur shumë në krijimin e rregullave fikse dhe universale. I frymëzuar nga turneu që zhvillohej mes katër shtëpive në Universitet ka ideuar FA Cup (kupa më e vjetër në botë, aty ku çudirat dhe përrallat janë në rend të ditës), ndaj ndërmori edhe misionin të çonte futbollin në Skoci, duke ftuar disa fqinj në ndeshjen e parë ndërkombëtare.

Në fushë është një sulmues i shkathët, dhe me Kinnaird do të përplaset në disa raste duke rezultuar shpesh fitues, të paktën deri kur nuk vendos që të tërhiqet (pasi ka fituar FA Cupdhe pasi ka luajtur edhe me Anglinë) për t’iu dedikuar 100% rolit të tij si sekretar dhe organizator. FA Cup jo vetëm që është shpikje e tij, por i ka borxh edhe një shtëpi për finalen, duke qenë se falë tij mund të luhej në Kennington Oval të Londrës, fushë e Surrey Cricket Club ku ai është anëtar me ndikim.

Pasi tërhiqet Alcock, vjen momenti i Kinnaird. Që në fillim zëvendëson mikun dhe rivalin në Wanderers, ndaj themelon Old Etonians, shoqëri që rigrupon ish-studentët e Eton, duke u bërë shpirti dhe eklipsuar pikërisht “Vagabondët”. Ndërsa futbolli shkon drejt profesionalizmit, Kinnaird i mbetet besnik vendit të tij, yll i padiskutuar në futbollin anglez dhe i fundit që heq dorë, në vitin 1883, te “mercenarët e ardhur nga veriu”.

Kur tërhiqet, përtej 30-vjetorit, Arthur Kinnaird ka luajtur 9 finale të FA Cup, duke ngritur trofeun 5 herë. Dhe ai, kur luan ende për Wanderers, refuzon trofeun për klubin në formë përfundimtare, ashtu si e thotë rregullorja pas pesë fitoresh. Një gjest bujar dhe kavalier që shpëton, në fakt, turneun më antik në botë.

Në vitin 1890, Arthur Kinnaird bëhet president i FA, duke marrë në dorë një futboll tashmë të kthyer modern, falë profesionalizmit që aq shumë kishte inat, drejt shekullit XX. I vrazhdë, agresiv dhe përçarës drejt kontinenteve, që i afrohen asaj që quhet “loja e anglezëve”, refuzon ftesën e përfaqësuesve të FIFA-s që të bashkohet me federatën e re të lindur.

Do të jetë gjithsesi një president i jashtëzakonshëm, i aftë që të vendosë mënjanë idetë dhe krenarinë e tij për të mirën e përbashkët, më të mirën për futboll dhe asgjë tjetër, duke vazhduar kështu punën e zhvilluar nga miku Alcock, sekretari për më shumë se një 20-vjeçar dhe shpirti i vërtetë i një loje që u bë mit.

Sa i përket këtij të fundit, Kinnaird është i pranishëm, i ngazëllyer, ndërsa e shoqja e mikut flet për burrin dhe dashurinë që kishte për futbollin, “dashuria e një jete të tërë”. Kinnaird, që u bë biznesmen i fuqishëm dhe me sukses – president i YMCA, ortak dhe themelues i Barclay’s – do të japë gjithçka për veten dhe futbollin, deri në vdekje, vetëm disa muaj nga ndërtimi i stadiumit “Wembley”.

Futbolli, tashmë, është pjekur… Në të gjithë botën dashurohet dhe praktikohet, por edhe pse shumë gjëra të tjera do të ndodhin, askush nga këto nuk do të mund të krahasohet me fillimet, fushat dhe rregullat e improvizuara, disa xhentëlmenë entuziastë që vrapojnë pas një topi. Mes këtyre, dy miq, Charles dhe Arthur, do të realizojnë një ëndërr që të gjithë sot mund të shijojmë. Faleminderit zotërinj!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here