Një Partizan i ri po merr formë, dhe këtu nuk flitet vetëm për lojtarët, skuadrën apo trajnerin. Ndryshimi që nis që nga drejtimi dhe projekti që po merr jetë , ai i Partizanit të së ardhmes, ka mbi të gjitha fytyrën e Drejtorit të ri Sportiv të të kuqve, Olsi Ramës. Kur pas shumë kualifikimeve dhjetorin e kaluar vendosi të fillonte një shkollë të re atë të Drejtorit Sportiv për të marë pikërisht këtë post te Partizani, dikush mund ta ketë konsideruar një qokë për vëllain e kryeministrit, por sot është e lehtë të kuptosh se angazhimi i tij në transformimin e Partizanit është maksimal, duke nisur që nga zgjedhjet e merkatos së dimrit, me synimin për të ndërtuar një skuadër që të arrijë objektivin afatshkurtër, por mbi të gjitha për të hapur një cikël të ri për të ardhmen.

Olsi Rama padyshim që ka rolin e tij edhe në vendimin për t’i dhënë lamtumirën Starovës, këshilltarit të përhershëm dhe trajnerit të emergjencës për të nisur një kurs të ri me Dalipin, përcjellës i një fryme të re disipline për sa i përket marrëdhënieve në skuadër, por edhe një rol më aktiv në mbrojtjen e interesave të klubit, qoftë edhe në kontestimet publike në ato që konsiderohen padrejtësi arbitrale. Me projektin Moxhi të dështuar dhe vetë italianin, në mos të larguar, të paktën të eklipsuar, projekti i ri i Partizanit mban fytyrën e Drejtorit të ri, Olsi Ramës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here