Nga Luftëtari te Luftëtari, bëhen plot 9 ndeshje dhe dy muaj kalendarikë pa asnjë pikë për Lushnjën, një fazë e tërë ku “lagunarët”, që presin vetëm matematikën për të zyrtarizuar rënien nga kategoria, nuk kanë mundur të sigurojnë qoftë edhe një barazim.

Për të thënë të vërtetën Lushnja ka zhvilluar në përgjithësi ndeshje të mira, duke u hapur shpesh punë kundërshtarëve. Ka kaluar në avantazh e para ndaj Teutës e Laçit, ka vënë në vështirësi Kukësin dhe Kamzën, por duket se vetëm loja nuk mjafton.

Nëse edhe faza e katërt do të rezultojë si e treta, me të gjitha humbje, në fund të kampionatit Lushnja pa diskutim që do të mbahet mend më shumë si skuadra që u kthye në një bankë pikësh për plot gjysmën e sezonit sesa si ekipi që respektoi kampionatin.

Natyrisht që nuk është e lehtë për një skuadër të dalë nga objektivat dhe mes një mijë e një vështirësish që të konkurrojë apo mposhtë rivalë që janë në kulmin e luftës për mbijetesën apo Europën, por ndonjë befasi nga Lushnja nuk do të ishte keq, për skuadrën dhe vetë kampionatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here