Stavri Nica nuk arriti të debutojë me sukses te Teuta, ndonëse përballë kishte skuadrën e vendit të fundit të renditjes, Lushnjën, që arriti t’u rrëmbejë një barazim të vlefshëm. Vetë tekniku durrsak shprehet se skuadra ka shumë mangësi në organikë dhe se kërkon nga drejtuesit, që të ndërhyjnë dhe të përforcojnë veçanërisht repartin e sulmit.

“Klubi nuk i ka studiuar mirë lëvizjet në merkato dhe fazën përgatitore të dimrit, pasi skuadra ka nevojë për afrime dhe plotësim të grupit dhe shpresoj që presidenca të jetë më aktive në ditët e mbetura. Kemi probleme në manovrën sulmuese dhe këtë e kam vërejtur edhe përpara se të vija këtu, ndaju po kërkoj me ngulm afrimin e futbollistëve në këtë repart. E morëm skuadrën në një gjendje shumë të keqe dhe për ta nxjerrë nga kjo situatë, duhen elementë të aftë për të bërë skuadër. Unë jam koshient që ka vështirësi për të plotësuar ekipin në merkaton e janarit, por kjo përgjegjësi i takon drejtuesve, pasi në pjesën e avancuar na mungojnë lojtarë” tha Stavri Nica

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here