Ndonëse ishte shumë pranë kalimit në Londër, te Chelsea, duket se Edin Dzeko do të vijojë të luajë te Roma. Pavarësisht negociatave të vazhdueshme, palën nuk kanë gjetur një akord për transferimin e boshnjakut, ndërsa mediet angleze raportojnë se londinezët janë tërhequr tashmë nga bisedimet, duke vendosur të vijojnë para vetëm me Moratën dhe Batshuayin .

Drejtuesit e Romës kanë kërkuar 35 milionë euro për të hequr dorë nga shtatlarti boshnjak, shumë e konsideruar tepër e lartë nga Chelsea, referuar edhe moshës së Dzekos, që është 31 vjeç.

Gjithsesi, bisedimet mes Romës dhe Chelseat vijojnë sërish, por tashmë për një tjetër lojtar, anësorin brazilian Emerson. Ky i fundit u lançua nga Spalletti, por këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira, ndërsa Conte e shikon si zëvendësuesin ideal të Marcos Alonsos, në korsinë e majtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here