Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të nxehtë, ku çdo sfidë mund të peshojë shumë sa u përket objektivave sezonale. Këtë të mërkurë do të luhen të gjitha përballjet e javës së 25-të, rezultatet e së cilës mund të sjellin përmbysje në tabelën e klasifikimit.

Gjithçka nis në orën 14:00, me tre sfida, dy prej të cilave ndoshta më të rëndësishmet e kësaj jave, Luftëtari – Kukësi, Vllaznia – Partizani dhe Lushnja – Laçi. Në Gjirokastër pritet të zhvillohet një ndeshje tepër cilësore, me shumë ritëm dhe me raste në të dyja portat. Fizionomitë e të dyja skuadrave, por edhe precedentët e përplasjeve mes tyre sugjerojnë lojë të hapur me spektakël. Në këtë sezon faktori fushë nuk ka patur asnjë ndikim, përkundrazi në dy fazat e parë gjithmonë kanë fituar skuadrat udhëtuese (Luftëtari – Kukësi 0-3 dhe Kukësi – Luftëtari – 1-3).

Në “Loro Boriçi” do të zhvillohet një klasike e futbollit shqiptar, Vllaznia – Partizani. Edhe pse nuk luhet për objektiva madhorë, ecuria e të dyja skuadrave në ndeshjet e fundit, sidomos pozicioni delikat i shkodranëve që luftojnë për mbijetesë sigurojnë se do të jetë një takim shumë të luftuar, ku një pikë do të kishte vlerë minimale për secilën skuadër. Kujtojmë se Partizani ka marrë pike të plota në dy fazat e para.

Ndeshja e fundit e orës 14:00 është ajo mes Lushnjës dhe Laçit në “Roza Haxhiu”. “Lagunarët”, praktikisht në rrugën drejt të pares, vështirë të gjejnë stimujt duhur për të tentuar me çdo kusht fitoren. Për kurbinasit shihet një mundësi ideale për të konsoliduar vendin e tretë.

Në orën 17:00 luhen dy takimet e fundit, Teuta – Skënderbeu dhe Flamurtari – Kamza. Ekipi durrsak kurrë më parë nuk ka qenë në pozita të tilla dhe përballë skuadrës më të mirë të kampionatit shqiptar ka pak për të humbur. Formacioni i Begejës, i parafundit në renditje, me katër pikë më pa se Vllaznia, do të bëjë të pamundurën për të marrë qoftë barazimin në një transfertë ku edhe skuadrat më të mira të futbollit tona do ta kishin shumë të vështirë të dilnin me kokën lart.

Në Vlorë, Flamurtari ka shansin të largoje krizën e rezultateve të ndeshjeve të fundit duke fituar me Kamzën, për të cilën viti 2018 ka qenë me shumë ulje-ngritje. Kuqezinjtë, me zero pikë në tre takime radhazi, po rrezikojnë shumë objektivin Europë, kështu që nuk mund të kenë më alibi, qoftë edhe me mungesat, kundër një rivali që kërkon të sigurojë sa më parë mbijetesën e më pas të shohë se ç’mund të arrijë më tepër.

Java 25

Luftëtari-Kukësi    14:00

Vllaznia-Partizani 14:00

Lushnja-Laçi  14:00

Teuta-Skënderbeu       17:00

Flamurtari-Kamza        17:00

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here