Neymar Junior, i intervistuar nga Tv Globo në Brazil, flet për herë të parë për marrëdhëniet e tij me Edinson Cavanin, me të cilin ka patur një zënkë për goditjen e një 11-metërshi në ndeshjen kundër Lyonit.

“Po, kemi kaluar një moment tensioni, një lloj fërkimi, por e zgjidhëm gjithçka shumë shpejt. Tri ditë më vonë u ulëm dhe folëm gjatë me njëri-tjetrin. Jemi dy futbollistë të mëdhenj por edhe njerëz. Disa gjëra zgjidhen pa qenë nevoja e ndërhyrjes së të tjerëve. Mendoj se kjo çështje është ekzagjeruar, njerëzve u pëlqen t’i zmadhojnë gjërat dhe kjo shërben për të tërhequr vëmendjen.”

Neymar foli edhe për miqësinë me Lionel Messin, e nisur në pushim të një ndeshjeje në vitin 2013.

Më pa duke qarë, sepse nuk kisha zhvilluar një pjesë të parë të mirë. M’u afrua dhe filloi të më fliste: Duhet të jesh vetvetja, luaj ashtu siç di dhe mos u frikëso.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here