Newport County do ta kujtojë gjatë ndeshjen me Tottenham. Ekipi i kategorisë së katërt në Angli mundi të sigurojë një vend në “Wembley” për një sfidë shtesë me Tottenham pasi barazoi 1-1 në shtëpi me gjelat londinez. Skuadra e Pochetinos zhvilloi sfidën më të dobët të javëve të fundit madje duke u dominuar nga Neëport në pjesën e parë që gjeti dhe golin e epërsisë me Amond.

Newport ishte shumë pranë një kualifikimi historik por në minutën e 82-tën, një goditje me takë e Son gjeti të lirë Harry Kane që barazoi rezultatin duke i dhënë Tottenhamit një mundësi për të korigjuar gabimet e sfidës së parë në një ndeshje shtesë përballë nje Newport që dhe nëse do të kishe kaluar më tej pas këtyre 90 minutave nuk do të kishte vjedhur asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here