Erzeni nuk arriti të bindte dakord me Elvis Plorin për pankinën, por menjëherë e ka gjetur trajnerin e ri që do të zëvendësojë Dorian Bubeqin e larguar.

Në krye të shijakasve do të jetë Nevil Dede, trajneri aktual i Kombëtares U19 të femrave. 42-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist, ndërsa si trajner ka drejtuar Tiranën, Laçin, Luftëtarin, Elbasanin dhe Kastriotin.

Për Deden zyrtarizimi në krye të Erzenit vjen në një ditë të veçantë, pasi sot feston edhe ditëlindjen e 42-të. Objektivi i shijakasve është që ta mbyllin fazën e dytë në pesë ekipet më të mira, për të vijuar garën të qetë deri në fund më pas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here