Derbi mes Milanit dhe Interit, i shtyrë pas ndarjes nga jeta të Astorit, do të luhet pasditen e sotme, në orën 18:30. Gjithsesi edhe këtë herë një lajm i keq ka tronditur ambientin kuqezi, ndonëse jo aq i rëndë sa mund të rrezikojë zhvillimin e ndeshjes.

Ish mesfushori i kuqezinjve, në periudhën 1984-1987, Ray Wilkins është ndarë nga jetë, në moshën 61-vjeçare. Anglezi ishte shtruar me urgjencë në spital, në orët e para të së shtunës, por nuk ia doli t’i mbijetojë një sulmi në zemër.

Klubi i Milanit është solidarizuar menjëherë me familjarët e Wilkins, teksa ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale. Wilkins ka punuar edhe si asistent i Ancelottit në stolin e Chelseat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here