Dy trofe Championsi në tre vitet e parë si trajner i Barcelonës, më pas katër ndalesa në gjysmëfinale dhe aktualisht dy eleminime në fazën e 1/8-ave, edicionin e shkuar kundër Monacos, këtë vit ndaj Liverpoolit, edhe pse me një karrierë të gjatë e të mbushur me sadisfaksione të mëdha, mbrëmja e së martës në Ligën e Kampionëve pëfundoi me një rrufe në qiell të hapur për teknikun spanjoll Guardiola, pasi deri një javë më parë ky projektohej si sezoni i përkryer për City-in e tij. Në kampionat gjithsesi avantazhi i City-it vijon duke premtuar triumfin në finalen e sezonit, ndryshe nga panorama e zymtë e skenës europiane ku rrugëtimi i tyre tashmë u ndal pa arritur dot në finalen e madhe të Kievit. Pep Guardiola e ndoqi fundin e lojës për të tijtë pikërisht nga tribuna pas një episodi që ndodhi gjatë pjesës së parë të takimit, e në të vërtetë janë të shumtë ata që përkrahin teknikun spanjoll pasi sipas një opinioni të gjërë goli i anulluar i Sane ishte i regullt. Por me një City që nuk përsëriti dot veten gjatë 45 minutave të pjesës së dytë çdo gjë mori fund. Sidoqoftë tekniku Guardiola është i bindur se vendimi i arbitrit influencoi gjithë mbarëvajtjen e  takimit.

“Fjalët e mia për abritrin nuk ishin aspak fyese, i thashë vetëm se goli i anulluar ishte i rregullt  por pikërisht për këtë ai më përjashtoi. Çdo gjë do të kishte shkuar ndryshe nëse rezultati në pjesën e parë do të kishte qënë 2-0. Në të tilla kompeticone ku skuadrat janë shumë pranë njëra tjetrës çdo vendim i arbitrave ka shumë peshë. Por arbitri Lahoz e di veten  të  veçantë, special aq sa  kur të gjithë shohin diçka ai sheh komplet të kundërtën.I uroj suksese Liverpoolit, shpresoj ta përfaqësojë sa më mirë futbollin anglez në gjysmëfinale.”

Me këto fjalë thumbuese ndaj arbitrti Lahoz, Pep Guardiola komentoi fundin e rrugëtimit të skuadrës së tij në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here