Është zhdukur Yaya Toure! Në përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë janë në ankth për mesfushorin e Manchester City-t, i cili duhet të ishte paraqitur në grumbullim për dy ndeshjet miqësore me Togon dhe Moldavinë, më 24 dhe 27 mars, por nuk ka dhënë asnjë sinjal se ku ndodhet dhe përse është vonuar.

“Nëse të gjithë futbollistët që luajnë në Europë janë paraqitur në Beauvais, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Yaya Toure, – lexohet në adresën zyrtare të federatës së këtij vendi. – Stafi i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë nuk ka asnjë informacion për kapitenin e “Elefantëve”, fitues të Kupë së Afrikës më 2015-ën”.

Toure vendosi të tërhiqej nga kombëtarja në 2015-ën, por u kthye në dhjetor të vitit të kaluar pas ftesës së trajnerit Kamara. “Elefantët” po kalojnë një moment të vështirë, pasi nuk kanë mundur të kualifikohen në Botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here