Faqja zyrtare e internetit të FSHF ndryshon fytyrë. Nevojat e kohës dhe zhvillimet e vrullshme telnologjike të viteve të fundit nxorrën në pah domosdoshmërinë e përmirësimit të imazhit virtual të institucionit kryesor të futbllit shqiptar. Design dhe përmbajtje e re, efikase dhe praktike duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme por edhe risinë e rezultateve live dhe statistikave të skuadrave apo ndeshjeve në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Seksioni i videove ku veçohen golat më të bukur të Kombëtares Shqiptare, dyqani dhe biletaria online apo aplikacioni FSHF që mund të shkarkohet lehtësisht në celular janë vetëm disa prej risive virtuale që propozon stafi i federatës me projektin më të fundit.

Ndërkohë, shefi i sektorit të garave, Lysien Nurishmi e vuri theksin tek aplikacioni FSHF ku çdo i interesuar do të ketë akses të plotë të të rejave më të fundit, përfshirë edhe rezultatet e ndeshjeve të çdo kategorie.

Përmbajtja e faqes është përmirësuar gjithashtu edhe me seksionet e tifozëve të Kombëtares apo futbollin e fëmijëve. Funksional do të jetë edhe shërbimi i vlerësimit të ankesave ku çdokush nëpërmjet një emaili mund të adresojë kritikat e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here