Një humbje që djeg për mënyrën sesi erdhi pasi një gafë e portierit Gjonikaj i hoqi mundësinë për të marrë një pikë në transfertën e Gjirokastrës, Kamzës dhe trajneri Ramadan Ndreu e pranon se ishte një sfidë e vështirë e cila u vendos nga një episode.

“ Ishte një ndeshje e vështirë. Deri në momentin e golit besoj që ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Duke patur parasysh që Luftëtari ka dy lojtarë shumë të mirë në krahët e sulmit si Bregu dhe Abazaj, ne menduam që t’i dublonim. Deri në momentin e golit gjërat shkuan mirë pastaj ajo gafë e portierit na penalizoi dhe e kishim të vështirë të reagonim”.

Edhe pse Teuta po afrohet dhe ka vetëm 10 pikë më pak se Kamza, Ndreu as që e diskuton çështjen e mbijetesës madje është i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij gjatë kësaj periudhe.

“ Nuk jam dakort me ju gazetarët që e vendosni Kamzën në vallen e mbijetesës vetëm sepse humbi 2 ndeshje. Ne jemi në mesin e artë të tabelës kemi një diferencë të konsiderueshme me rivalët që rrezikojnë rënien dhe për këtë arsye e them me bindje që Kamza nuk do ta diskutojë mbijetesën. Skuadra është në rrugën e duhur dhe këto dy humbje, erdhën si erdhën nuk besoj se do të ndikojnë pasi jam i sigurtë se shumë shpejtë do të rikthehemi te rezultatet pozitive”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here