Humbja e pësuar ndaj Partizanit e fut në “valle” Kamzën në garën për mbijetesë. Trajneri Ramadan Ndreu e pranoi se skuadra çaloi në mbrojtje.

“Skuadrat janë aty-aty në nivel. Po zhvillonim një lojë të mirë dhe rezultati po shkonte drejt barazimit, por kishim një pasiguri në mesfushë. Partizani ka një skuadër të mirë dhe me cilësi. Kamza po prodhon lojë të mirë, por nuk kemi fat. E dija se do të vuanim në krahun e Frashërit, pasi Fukui është i mirë në mesfushë, por çalon në aspektin mbrojtës. Aksioni i golit nisi nga mbrojtja, por mesfushorët ishin shumë mbrapa dhe qëndruan me shpinë nga porta. Kjo na penalizoi.”

Si një trajner që ka eksperiencën në situata të tilla, Ndreu shprehu besimin e tij për skuadrën që ka në dispozicion”.

Eksperienca do të më ndihmojë ta përballoj këtë situatë, pasi e dija që kampionati do të shtrëngohet dhe janë ato ekipe jashtë objektivit që japin maksimumin në çdo ndeshje. Kam besim te kjo skuadër. Pres të rikthehen dy lojtarë. Të gjithë janë të bindur për ashpërsinë e këtij kampionati.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here