Presidenti i Dinamos së Zagrebit ka vendosur të shkarkojë nga puna trajnerin Mario Cvitanoviç. Ky vendim erdhi menjëherë pas humbjes në derbin me Lokomotivën e Zagrebit, me rezultatin e thellë 1-4.

Ndonëse Dinamo e Zagrebit kryeson renditjen e kampionatit kroat, me 6 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Hajduku i Splitit, dy humbjet e fundit, përballë Rijekës dhe derbi i sotëm, të dyja me të njëjtin rezultat, duket se kanë peshuar në këtë vendim.

Në sfidën e sotme Amir Rrahmani ishte titullar për Dinamon, teksa mori edhe një karton të verdhë, por nuk arriti të shmangë golat e shumtë të pësuar nga skuadra e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here