Golden State Warriors u rikthyen te fitorja, duke mposhtur Phoenix Suns me rezultatin 100-117 në Talking Stick Resort Arena. Warriors dominuan takimin në 3 fraksionet e para, teksa humbën vetëm pjesën e fundit me një rezultat të ngushtë. Kevin Durant zhvilloi një lojë mjaft të mirë, por u la në hije nga Thompson, që regjistroi 34 pikë, 1 asist dhe 3 rikuperime.

Ndonëse ka siguruar kualifikimin në Play Off dhe vendin e parë në Konferencën e Lindjes, Toronto Raptors nuk ka ndërmend të ulë ritmin. Në ndeshjen e radhës kanadezët triumfuan me rezultatin 112-101 ndaj Orlando Magic. Raptors morën dominimin e lojës që në fraksionin e parë, ku krijuan edhe një diferencë të konsiderueshme pikësh, ndërsa më pas menaxhuan mirë lojën, për të siguruar fitoren e 3-të radhazi.

Utah Jazz fitoi në Los Angeles, përballë Lakers me rezultatin 97-112, duke u bërë skuadra e radhës që siguron Play Offin në Konferencën e perëndimit. Të udhëhequr nga Mitchell, i cili regjistroi 28 pikë, 8 asiste dhe 9 rikuperime, Jazz dominuan veçanërisht në fraksionin e parë dhe të 3-të të ndeshjes, ku fituan edhe me diferencën më të madhe të pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here