Toronto siguron praktikisht vendin e psarë në Konferencën e Lindjes në NBA, pasi mposhti me rezultatin 96 – 78 Bostonin, skuadrën e dytë në renditje. Në “Air Canada Centre” u zhvillua përgjithësisht një përballje me ritëm të ulët, sidomos nga Cetlics, që bënë shumë pak për të marrë fitoren. Nga ana tjerër, vendasit u mjaftuan me ruajtjen e avantazhit të krijuar në fund të pjesës së parë, falë 44 pikëve të lojtarëve të stolit. Interesant fakti që DeRozan, më i miri për Raptors, realizoi vetëm 16 pikë.

Kalifornianëve të Los Angeles Lakers iu desh të luanin edhe kohën shtesë për të mposhtur 122 – 112 San Antonio Spurs. 30 pikë realizoi Kuzma për vendasit, ndërsa Aldrige shënoi 28 pikë për teksanët.

Sukses edhe për Philadelphian, që iu imponua 108 – 115 Detroitit në transfertë. 76ers sigurojnë vendin e katërt në Lindje dhe kërcënojnë Cleveland Cavaliers për pozicionin e tretë. Spikati për Philadephian Reddick me 25 pikë, duke e bërë të pavlefshme paraqitjen e Tolliver, që shënoi po 25 pikë për Pistons.

Miami u bazua te lojtarët reserve, që shënuan në total 69 pikë, për të mposhtur 86 – 115 Atlanta Hawks.

Sukses që vlen për statistikë ky i Orlando Magic 105 -100 ndaj Dallas Mavericks. New Orleans dominoi 123-95 Memphisin në një përballje ku Moore shënoi 30 pikë, ndërsa Davis e Mirotic shtuan respektivisht 28 dhe 25 pikë për Magic.

 

Detroit Pistons – Philadelphia 76ers 108-115

Orlando Magic – Dallas Mavericks 105-100

Atlanta Hawks– Miami Heat 86-115

New Orleans Pelicans – Memphis Grizzlies 123-95

Toronto Raptors – Boston Celtics 96-78

Los Angeles Lakers – San Antonio Spurs 122-112

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here