Houston Rockets dhe Golden State Warriors ulin ritmin në ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA, pasi e kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë në Konferencën ne Perëndimit.

Në “Toyota Center” të Houstonit kryesuesit e renditjes u ndalën me rezultatin 102 – 108 nga Oklahoma City Thunder. Paul George dhe Russell Wetbrook ishin inspiruesit e këtij suksesi të Thunder me nga 24 pikë, ndërsa Carmelo Anthony shtoi edhe 22 pikë të tjera për Oklahoman. James Harden, pavarësisht humbjes së Rockets, rezultoi më i miri mbi parket me 26 pikë, 9 asiste dhe 4 rikuperime.

Plot 41 pikë realizoi Kevin Durant përballë New Orleans Pelicans, por Golden State pësoi humbjen e dytë radhazi 120-126. Për Pelicans spikati Anthony Davis me 34 pikë dhe 12 rikuperime, ndërsa Mirotic dhe Holiday shtuan respektivisht 28 dhe 25 pikë për miqtë.

Denveri po bën gjithçka për t’i rrëmbyer vendin e tetë në ndeshjet e fundit Minnesota Timberwolves. Nuggets shkatërruan 115 – 134 Los Angeles Clippers, në një përballje ku spikati Barton me 31 pikë.

Milwaukee zhvilloi një periodë të katërt fantastike për të mposhtur 102 – 115 New York Nicks falë formës së mirë të Bledsoe dhe Middleton, që shënuan nga 22 pikë.

Chicago Bulls u dorëzuan 96 – 124 ndaj Brooklyn Nets, ndërsa San Antonio Spurs – Portland Trail Blazers u mbyll 116 – 105.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here