Detroit Pistons u rikthyen te fitorja, duke mposhtur Dallas Maverick me rezultatin 113-106, vetëm pasi u luajt koha shtesë. Në një sfidë shumë spektakolare dhe të rivalizuar, koha e rregullt prodhoi barazimin 101-101, me vendasit që shkëlqyen në shtesë, duke fituar 12-5, falë edhe një paraqitjeje mbresëlënëse të Jackson dhe Drummond.

Fitore spektakolare mori edhe Charlotte në transfertën ndaj Orlando Magics. Hornetts dominuan gjatë gjitha takimit dhe regjistruan triumfin me rezultatin e thellë 100-137, ndërsa Monk dhe Kaminsky ishin lojtarët më të mirë të takimit, duke regjistruar 47 pikë, 9 asiste dhe 5 rikuperime së bashku.

Në Philadelphia, 76ers mposhtën me rezultatin e ngushtë 132-130 Cleveland Cavaliers dhe konfirmuan ecurinë e mirë të takimeve të fundit. Vendasit dominuan në dy fraksionet e para të takimit dhe vendosën një diferencë prej 23 pikësh, por Cavs u zgjuan në gjysmën e dytë të ndeshjes dhe I shkuan shumë pranë përmbysjes. LeBron James ishte spektakolar në fraksionin e tretë dhe të katërt, ndërsa në gjithë takimin shënoi 44 pikë, 11 asiste dhe 11 rikuperime, duke lënë në hije J.J Reddick të 76ers.

Edhe New Orleans Pelicans mori fitoren e dytë radhazi, teksa në Talking Stick Resort Arena, mposhti Phoenix Suns me rezultatin 103-122. Anthony Davies ishte basketbollisti më i mirë i takimit, teksa 33 pikë, 3 asiste dhe 11 rikuperime, ndërsa formë mjaft të mirë për Pelicans tregoi edhe spanjolli Mirotic me 31 pikë, 2 asiste dhe 16 rikuperime.

Në takimet e tjera, Toronto Raptors konfirmoi supremacinë e saj në konferencën e Lindjes, teksa mposhti 92-73 Indiana Pacers, ndërsa Antlanta Hawks befasoi Wizards në Washington, duke u shkaktuar humbjen e katërt radhazi, me rezultatin e thellë 97-103.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here