Plot 13 ndeshje u zhvilluan në NBA mes mbrëmjes së të martës dhe orëve të para të së mërkurës, me shumicën e skuadrave që zbritën në parket.

Cleveland tregoi forcën ndaj kryesueses së Konferencës së Lindjes, Toronto, duke fituar 112-106 në “Quicken Loans Arena”, ku Lebron James vendosi firmën e tij me 27 pikë, 6 asiste dhe 10 rikuperime, i ndihmuar edhe nga Kevin Love me 18 pikë dhe plot 15 topa të kontrolluar poshtë koshit. Në radhët e kanadezëve vlen të përmendem shifrat e dyfishta të Serge Ibakas dhe Jonas Valanciunas.

Pritej reagimi i Houstonit pas humbjes me San Antonion dhe kështu ndodhi. Kryesuesit e Perëndimit fituan me lehtësi 120 -104 ndaj Washington Wizards, me James Harden që shpërtheu më 38 pikë, 9 asist dhe 10 rikuperime. Ky ishte suksesi i 63-të sezonal për Rockets, që tashmë e kanë siguruar vendin e parë në Perëndim.

Russel Webrook bën gjithçka për Oklahoman në përballjen me Golden State, duke shënuar plot 44 pikë, dhënë 6 asiste dhe kontrolluar 16 topa poshtë koshit, por kjo paraqitje fenomenale e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen me shifrat 107 – 111. Në krahun tjetër Kevin Durant e mbylli takimin me 34 pikë, 4 asiste dhe 10 rikuperime, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 20 pikë të tjera për Warriors.

Këto janë rezultatet e 13 ndeshjeve të zhvilluara në NBA:

 

Rezultatet:

Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers 106-112

Brooklyn Nets – Philadelphia Sixers 95-121

Atlanta Hawks – Miami Heat 98-101

Orlando Magic – New York Knicks 97-73

Charlotte Hornets – Chicago Bulls 114-120

Washington Wizards – Houston Rockets 104-120

Boston Celtics – Milwaukee Bucks 102-106

Golden State Warriors – Oklahoma City Thunder 111-107

Portland Trail Blazers – Dallas Mavericks 109-115

Indiana Pacers – Denver Nuggets 104-107

Los Angeles Lakers – Uthah Jazz 110-117

Sacramento Kings – Phoenix Suns 94-97

San Antonio Spurs – Los Angeles Clippers 110-113

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here